Diar Mustafa nuk është më lojtar i Gjilanit. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti, i cili përmes një postimi në facebook ka shkruar se nga kjo e marte nuk është më pjesë e Gjilanit.
Mustafa, i cili nuk e ka bërë të ditur se ku do t’a vazhdojë karrierën dhe që as nuk i ka bërë të ditura arsyet e largimit, ka shkruar se i është falënderues kryesisë, shtabit teknik dhe skifterëve për gjithçka, kurse i ka dëshiruar suksese ekipit të tij të deridjeshëm.