Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se sipas disa raportimeve, transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro.
Ajo tha se bëhet fjalë vetëm për transportin e energjisë e jo për energjinë.
“Veç mendojeni, janë këta ”profesionistë të pavarur” që caktojnë çmime për energjinë që ne detyrohemi t’i paguajmë. Këto janë arsyet pse në katër vitet e fundit çmimi i energjisë është rritë 128% dhe pse 200 prodhues vendor e 1100 kompani shërbyese e tregtare janë duke u shty drejt mbylljes ose rritjes çmimeve”, tha Bajrami.
Bajrami pati thirrje për Prokurorinë.
“Shihni Ligjin për Energjinë Elektrike, drejtëpërdrejtë përgjegjës janë KOSTT dhe ZRrE”.