Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta e konfirmoi këtë për Gazeta10, pasi Policia përfundoi bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me një fabrikë për mbetje shtazore.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, tha më herët se bastirjet po kryheshin në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.
Peci dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë një kompanie me qira për 20 vjet pronën për impiantin për mbetjet shtazore, duke bërë shkelje.