Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pasi u intervistua nga hetuesit e Prokurorisë Speciale.
Lajmin e ka konfirmuar Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
“Ka përfunduar. Z. Peci është liruar në procedure te rregullt”, ka thënë Luta.
Ministri në detyrë për më shumë se pesë orë ishte në intervistim. Ndërkaq burimet e televizionit Kanal10 bëjnë të ditur se edhe drejtori i AUV-it, Bekim Hoxha është liruar gjithashtu.