Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në rrugën “Hamdi Kurteshi”, një ndër segmentet kyçe për infrastrukturën e qytetit.
Gjatë inspektimit, ai tha se punimet po ecin sipas planit dhe me cilësinë e kërkuar, duke theksuar rëndësinë e kësaj rruge për lëvizjen më të lehtë të qytetarëve dhe lidhjen e zonave urbane.
“Kjo rrugë është më shumë se një projekt – është një nevojë e përditshme për qytetarët. Ajo lidh pjesë të rëndësishme të qytetit dhe do të ndihmojë ndjeshëm në lehtësimin e qarkullimit dhe zhvillimin lokal,” tha Hyseni.
Ky projekt është pjesë e strategjisë së komunës për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe për të rritur sigurinë në komunikacion. Punimet pritet të përfundojnë brenda afateve të caktuara.