Arbër Ismajli ka paralajmëruar një fillim të ri për Gjilanin, duke prezantuar vizionin e tij për një qeverisje të ndershme, transparente dhe me projekte konkrete për zhvillimin e qytetit. Ai thekson se qytetarët meritojnë më shumë sesa heshtje qeverisëse – meritojnë veprim, ritëm dhe ndryshim të vërtetë.
Ky është postimi:
Gjilani ka nevojë për një fillim të ri! Do ndërtojmë një ekip të përkushtuar, me njerëz të dijshëm dhe të ndershëm të këtij qyteti. Qeverisja lokale nuk duhet të jetë as lojë, as privilegj, por shërbim i pastër ndaj qytetarëve.
Do të bëhemi gati për superprojekte të qëndrueshme për 4 vitet e ardhshme. Jo për marketing, por për zhvillim serioz të këtij qyteti që e ka kapluar heshtja qeverisëse për 4 vite. Do të vendosim rregull, transparencë dhe ritëm të ri në çdo sektor.
Gjilani mund dhe duhet të qeveriset më mirë, ndryshe dhe me vizion. E dimë ku po shkojmë dhe kemi plan se si të arrijmë aty. Qytetari padyshim që do ta ndjejë ndryshimin që e ka merituar e që e ka humbur ndër vitesh. Bashkë do të punojmë për Gjilanin që e duam dhe për komunën që e ëndërrojmë.!