Ish-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq është shpallur Qytetar Nderi i Gjilanit, shkruan Reporteri.net.
Për këtë ka njoftuar Nënkryetari dhe deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, i cili tha se kjo është bërë me iniciativë të të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Haziri ka thënë se lidhjen e Mesiqit me Kosovën e bëri Presidenti Historik, Ibrahim Rugova, qysh në fillimvitet 90-ta.
“Për herë të parë e kam takuar së bashku me presidentin, Fatmir Sejdiu, në negociatat për statusin final të Kosovës dhe i jam mirënjohës përjetë për mbështetjen e këshillat, në mënyrë që ta kapitalizojmë maksimalisht këtë proces historik. Gjilani ka nevojë për kujdesin e miqve, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen, nën kujdesin e LDK-së. Jo vetëm miq, por gardianë të Gjilanit e Qytetarë Nderi!”, ka shkruar Haziri.