Me një interpretim të jashtëzakonshëm në piano, Puhiza Sadiku është shpallur fituese e Çmimit të Parë Absolut në edicionin e XVI-të të konkursit ndërkombëtar “Tirana Talent 2025”.
Puhiza tregoi një nivel të lartë teknik dhe artistik, duke marrë vlerësimet maksimale të jurisë dhe duartrokitjet e ngrohta të publikut. Ajo konsiderohet si një nga talentet më premtuese të brezit të ri të muzikantëve shqiptarë.
Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore dhe një motivim i fuqishëm për të ardhmen./Radio Star/