Sot nisi një udhëtim i veçantë që bashkon sportin, natyrën dhe bashkëpunimin rajonal – turneu me biçikleta nga Gjilani në Rozhajë. Ky aktivitet simbolik, përveç sfidës fizike, përfaqëson edhe një lidhje kulturore dhe miqësore ndërmjet qyteteve dhe njerëzve.
Çiklistët, të motivuar dhe të pajisur për rrugët malore të Ballkanit, pedaluan përmes panoramave mahnitëse, duke promovuar një mënyrë të shëndetshme jetese dhe dashurinë për natyrën. Kjo është vetëm dita e parë e një aventure që premton shumë emocione dhe përjetime të paharrueshme.
Ky është postimi nga Urban Bike 06:
Një aventurë të paharrueshme përmes bukurive natyrore të Ballkanit! Turneu ynë me biçikleta nisi sot nga zemra e Gjilanit dhe përfundoj në Rozhajë – një rrugëtim që lidh dy qytete përmes rrugëve malore, panoramave mahnitëse.
Një falënderim i veçant shkon për të gjithë sponsorët tanë, të cilët me përkrahjen e tyre na mundësuan realizimin e kësaj aventure. Kontributi i tyre ka qenë thelbësor për suksesin e këtij aktiviteti dhe për këtë jemi thellësisht mirënjohës!
Dita e 1-rë.
Vazhdojme tutje..