Vendimi i ZRRE-së pritet të ndikojë që shumë biznese të shtrenjtojnë produktet e tyre. Kjo pasi kompanitë do të detyrohen të paguajnë më shumë për energjinë e shpenzuar. E liberalizimi i tregut sipas eksperti të energjetikes, Vezir Rexhepi po ndodhë në momentin kur Kosovës ende i mungon një stabilitet energjetik.
Elez Morinës, udhëheqës i një librarie në Fushë Kosovë i është shtuar edhe një brengë.
Kjo pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për kalimin e detyrueshëm të bizneseve të mëdha në tregun e lirë të energjisë.
Morina, thotë që ekziston rreziku që çmimet e artikujve që shet të ngritën.
“Normalisht që liberalizimi i tregut të energjisë elektrike ndikon në të gjitha bizneset, nuk ka kompani që ofrojnë si dhe importet janë në ngritje, normalisht me rritjen e energjisë rriten edhe çmimet e artikujve rritet çmimi i shërbimeve marzha e fitimit është me e vogël dhe ndiko negativisht”, thotë Morina.
Sipas Morinës procesi i daljes në treg të hapur të energjisë ka qenë shumë i paqartë dhe pa informacione.
“Ne si biznese nuk kemi pranuar asnjë ofertë deri me tani dhe nuk kemi informacione duke përjcellë edhe oden ekonomike si dhe në dhomën e tregtisë dmth nuk kemi informacione,Nuk kemi oferta të ndonjë kompanie përveç KEDS-it që besojmë që KEDSI-i duke parë tregun që nuk është ofruar shërbime për blerjen e energjisë, mundet me shku me rritje të çmimit”, shprehet ai.
Por liberalizimin e tregut të energjisë e sheh si të domosdoshëm.
Ndërsa eksperti i energjetikës, Vezir Rexhepi thotë që në Kosovë ende mungon një stabilitet energjetik.
“Megjithatë, në situatën aktuale ende mungon një stabilitet energjetike në kuptimin e prodhimit të energjisë elektrike, në kuptimin e konkurrues. Mungon ende një numër i operatorëve ekonomik edhe nga brenda edhe nga jashtë pra që prodhojnë energji elektrike i tregtarëve ekonomik. Poashtu duhet të jetë një qëndrueshmëri e përgatitje se platformës që bizneset te keni informacion ku të drejtohen”, vlerëson Rexhepi.
Të mërkurën pritet që mbi 1300 biznese të dalin për herë të dytë në protestë ku do të kërkojnë anulimin e vendimi të ZRRE-së.