Zyra e Kryeministrit ka dalë me komunikatë lidhur me takimin që ka pasur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti me Kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzën.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kurti e Hamza kanë folur rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve, shkruan Reporteri.net.
Para Hamzës, Kurti ka takuar Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
“Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.
Rreth takimit me Atiq, ZKM thotë se Kurti u njoftua për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim.