Festimi me duar si shqiponjë është bërë “hit” në rrjetet sociale dhe në përgjithësi në këtë Kampionat Botëror.
Nuk janë vetëm shqiptarët ata që festojnë në këtë formë, por edhe shumë personalitete të huaja.I fundit që e ka bërë shqiponjën e famshme, është ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic.Ai ka dalë në një foto me modelen dhe ish-gazetaren e RTK-së, Hana Shehu, ku të dy shihen teksa e bëjnë shqiponjën me duar.