Kampioni i Kosovës mposhti 2:0 kampionin e Andorës, Santa Coloma.
Këtë fitore të madhe, Drita ia dedikon presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri.
“Në emrin tim personal dhe të klubit Drita, i uroj të gjithëve këtë fitore historike për futbollin Kosovar, por kjo fitore i dedikohet tashmë të ndjerit Fadil Vokrri dhe familjës së tij, sepse krejt kjo meritë që në sot luajmë ndeshje ndërkomëtare janë të presidentit historik të FFK-së. Pritja që na është bërë gjatë ditës nga presidenti i Federatës së Gjibraltarit, ka qenë e jashtëzakonshme, dhe krejt kjo fal Fadil Vokrrit, sepse e kam ditur që kemi humbur një njeri të madh, por tash po e kutpoj se kush paska qenë i ndjeri Vokrri”, ka thënë drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli për Kornerin.
Drita ka shkruar historinë, duke u bërë ekipi i parë kosovar që fiton një ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Ndani këtë artikull