Në 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, aktori i njohur Fatmir Spahiu ka ndarë një reflektim emocional në rrjetet sociale. Ai kujton ditën kur ushtarët amerikanë dhe trupat e Ushtrisë Çlirimtare hynë në Gjilan si momentin më domethënës të jetës së tij.
“Komplet jeta e brezit tim ndahet në para dhe pas lufte,” shkruan Spahiu. “Hyrja e ushtarëve amerikanë dhe trupave të Ushtrisë tonë në Gjilan mbeten imazhi për të cilin ia ka vlejtë me jetu.”
Në përfundim, ai shpreh krenarinë dhe dashurinë për vendin: “Rroftë Kosova, urime!”