Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë detaje në lidhje me bisedën telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se biseda ishte njëorëshe.
zhvilluan një telefonatë njëorëshe të shtunën, tha Trump në një postim në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump tha se folën “gjerësisht” për sulmet ajrore të Iranit dhe Izraelit dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit.
Trump tha se si ai ashtu edhe Putini ranë dakord që konflikti Izrael-Iran duhet të marrë fund, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Ai mendon ashtu si unë se kjo luftë në Izrael-Iran duhet të marrë fund, gjë për të cilën e shpjegova se edhe lufta e tij duhet të marrë fund”, tha Trump, duke iu referuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës.