Sot kremtojmë Ditën e Çlirimit të Gjilanit, një moment të rëndësishëm në historinë tonë të lavdishme. Në emër të LDK-së dhe përmes Kuvendit Komunal, nderuam me Mirënjohje Dr. Arben Bislimin, Sabedin Ukën, Aqif Ukën, Rexhep Elmazin dhe Gani Shaqirin (UÇK) për kontributin e tyre në këtë rrugë të lavdishme.
Dr. Arben Bislimi është një shembull i jashtëzakonshëm i përkushtimit dhe humanizmit. Si onkolog profesionist, ai po shërben me përkushtim të madh në shëndetin e pacientëve, duke ofruar shpresë dhe kujdes të veçantë për shumë familje. Përveç profesionit, Dr. Bislimi njihet për angazhimin e tij të palodhur në komunitet dhe për ndihmën që ka dhënë në shumë fusha sportive e sociale. Humanizmi i tij, bashkë me kontributin në lirinë dhe zhvillimin e Gjilanit, e bëjnë figurë të respektuar dhe të dashur për të gjithë qytetarët.
Sakrificat e të gjithë të nderuarve janë themeli i lirisë sonë dhe kujtim i përhershëm për dëshmorët që dhanë jetën për një të ardhme më të mirë.
Falenderojmë të gjithë luftëtarët, familjet dhe qytetarët që bënë të mundur këtë fitore. Në këtë përvjetor rikujtohet angazhimi për të ruajtur lirinë dhe për të ndërtuar një komunitet të drejtë dhe prosperues. Lavdi atyre që luftuan për qytetin tonë! Gjilani mbetet simbol i trimërisë dhe shpresës për të ardhmen e Republikës sonë🇽🇰.