Duke u bazuar në nenin 43.1 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenin 5.1 të UA (MAPL) Nr.02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, dhe nenin 53 të Statutit të Komunës së Gjilanit, 01.Nr.016-126211 të datës 06.11.2014, me ndryshimet dhe plotësimet 01. 016-28448 të datës 22.03.2018 thërras seancën VII (shtatë) të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, me këtë:
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1 Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019-2021, për vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2019-2021
2.2 Propozim vendimi për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” nga Gjilani për nevoja të Rrethrotullimit të ashtuquajturës “Rruga e Kumanovës “ e paraparë me PRRU “Kodra e Thatë”
2.3 .Rregullore (kgj) nr. 06/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të stadiumit të futbollit në Gjilan 01. nr. 12078 të datës 12.10.2009
2.4 Rregullore (kgj) nr. 07/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të palestrës së sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, 01. nr. 7834 të datës 14.07.2009
2.5 Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të KRM “Eco Higjiena”
2.6 Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan
2.7 Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan
2.8 Kërkesë e banorëve të rrugës “Beqir Musliu” dhe “Ibrahim Uruqi” (Lagja “Dardania”)-Shtrati i Lumit “Mirusha”
3. Të ndryshme
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 28.06.2018 në ora 10:00.
Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Ndani këtë artikull