Në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot, skuadra e Malishevës ka arritur të triumfojë ndaj Dritës me rezultat 2-1. Takimi u karakterizua nga ritëm i mirë dhe përballje e ekuilibruar, por ishte Besnik Ferati ai që bëri diferencën për skuadrën e Bekim Isufit, duke realizuar dy gola.
Nga ana tjetër, për Dritën, golin e vetëm e realizoi Albert Dabiqaj, që përkohësisht e riktheu baraspeshën në ndeshje.
Kjo miqësore vjen si pjesë e përgatitjeve të të dyja ekipeve për sezonin e ri, ku të dyja synojnë paraqitje më të forta dhe konkurruese.