Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ishte i pranishëm në festën e Abetares të organizuar nga Qendra Mësimore “Poema”.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, ai përshëndeti fëmijët, prindërit dhe stafin pedagogjik, duke vlerësuar përkushtimin dhe dashurinë me të cilën po rriten gjeneratat e reja. Ismajli theksoi rëndësinë e arsimit cilësor dhe mbështetjes së hershme për fëmijët si themel i një të ardhmeje më të mirë për Gjilanin.