📢 KA FILLUAR DEZINSEKTIMI HAPËSINOR NË GJILAN
Sot ka nisur faza e parë e dezinsektimit hapësinor në qytetin e Gjilanit, e cila do të zgjasë 1 javë dhe do të përfshijë të gjitha zonat e qytetit.
🕣 Procesi i spërkatjes do të realizohet çdo ditë nga ora 19:30 deri në orën 01:00 pas mesnate. Gjatë kësaj kohe, qytetarët luten që të mbajnë dritaret e mbyllura për të parandaluar futjen e insekteve në shtëpi.
🐝 Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë bletarëve që, për arsye sigurie, t’i mbajnë bletët e mbyllura nga ora 19:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në funksion të shëndetit publik dhe mirëqenies së përbashkët