Drita do të përballet me skuadrën Differdange 03 nga Luksemburgu në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve shkruan Radio Star.
Ky short shihet si një mundësi e favorshme për ekipin nga Gjilani që të kalojë më tej në garat evropiane.
Kampionët e Kosovës, nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani, po përgatiten me seriozitet për këtë sfidë dhe synojnë të shkruajnë një kapitull tjetër të suksesshëm në historinë e klubit./radiostargjilan/