Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe lidhjeve miqësore me qytetin amerikan Sioux City, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti një delegacion zyrtar në një vizitë simbolike tek Kodra e Dëshmorëve.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni u njoh nga afër me historinë e sakrificës së popullit të Kosovës dhe heroizmin e dëshmorëve që dhanë jetën për liri. Kryetari Hyseni shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet komunave përmes respektit të përbashkët dhe shkëmbimeve miqësore.
Vizita përfaqëson një vlerësim të ndërsjellë për të kaluarën dhe një angazhim të përbashkët për paqe, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm.