Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, që të reflektojë në raport me konstituuimin e Kuvendit.
Ai e ka paralajmëruar liderin e VV-së se nëse nuk reflekton do të ballafaqohet me pasoja.
Haradinaj ka thënë se nuk do të lejohet Kurti që të bëjë hajgare me Kosovën.
“Mos ta vazhdon këtë gjendje kështu se nuk ka me i shku kështu. Unë po i them seriozisht edhe atij (Kurtit) edhe asaj kandidatës (Haxhiu) mos e vazhdoni më kështu se nuk ka me ju shku më kështu, keni me ja pa sherrin edhe personalisht se nuk lejojmë me bë hajgare me vend pakufi, boll është boll. E keni tepru, nalnu. Ose kfillnu ose do të ballafaqoheni”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se askush nuk është i paprekshëm në Kosovës.
“Ka pas edhe tjetër sikur këta që kanë menduar se janë të paprekshëm, sikur e kanë prekur zotin me dorë mirëpo populli i ka do rregulla të veta dhe njerëzit i kanë do rregulla të veta duke ndryshuar gjendjen shumë herë në vend e ndryshojmë edhe me këtë”, ka thënë Haradinaj për RTV21.
Ai ka paralajmëruar edhe mundësinë e hedhjes se gazit lotsjellës në Kuvend.
“Është mirë me filluar me ja nxi jetën këtij njeriu. Me ja bë të mundshme mbajtjen peng të Kosovës, në mënyrën se si po e mban që ai me shku në Qeveri në mënyrë ilegale, se ai e ka dhënë betimin në Parlament. Me ardhë në Parlament me bë hajgare. Na duhet me fillu me ja kthy diqysh këtij njëriu. Atë nuk është mirë me lënë me dal as në rrugë. Duhet me ja kthy votë që na gjujke, duhet me ja kthy gazin që na gjujke, duhet me ja kthy të gjitha e mi thënë zotni nuk mundesh me bajtë peng vendin se nuk është ky vend jetim”, është shprehur ai.