Një person është arrestuar të shtunën në Gjilan pasi dyshohet për bashkëjetesë me një të mitur nën moshën 16-vjeçare.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi e mitura që është gjetur në shtëpinë e tij ishte raportuar si e humbur.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që në shtëpinë e tij është gjetur viktima f/k, e cila ditë më parë ishte raportuar si person i humbur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.