Sot, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në dhe prokurorinë, me monitorim nga KFOR dhe EULEX, kanë realizuar një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se gjatë operacionit, u gjet një arsenal i madh armësh, përfshirë raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme – një arsenal i mjaftueshëm për një njësit terrorist.Sipas tij, armatimi u gjet në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic.
Ai tutje ka theksuar se: “Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh.
Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente dhe profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë dhe sundimin e rendit dhe ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës.”
Ai gjithashtu shtoi: “Nuk do të ndalemi derisa të çrrënjosim plotësisht mbetjet kriminale dhe terroriste të Serbisë nga vendi ynë.”