Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka bërë të ditur se ka intensifikon mbikëqyrjen në sektorin e derivateve të naftës, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
Sipas MINT qëllimi është mbrotja e konsumatorit dhe si mënjanimi i çrregullimit të tregut.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e konkurrencës, si dhe menjanimin e çrregullimeve në treg, përmes inspektimeve të tregut dhe rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës. Në këtë qëllim, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar inspektimet në terren, ndaj operatorëve ekonomik që merren me tregtimin e derivateve të naftës, në të gjithë vendin, gjatë gjithë javës e madje edhe sot me katër (4) ekipe”, thuhet në komunikatë.
Kjo ministri u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm, përmes kanaleve tona të komunikimit