Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arber Ismajli, ka shprehur krenarinë e tij për suksesin e jashtëzakonshëm të boksierit të qytetit, Erdonis Maliqi, i cili ka fituar titullin prestigjioz WBC Youth në kategorinë deri në 72 kg.
Duke vlerësuar arritjen e Erdonisit në arenën ndërkombëtare, Ismajli thekson se ky sukses është një motivim i madh për të rinjtë e Gjilanit dhe dëshmi e potencialit sportiv që ka qyteti ynë. Meçi vendimtar u zhvillua në Belgjikë, ku Maliqi triumfoi me përkushtim ndaj kundërshtarit të tij kolumbian, Miguel Vasquez.