Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit ZRrE-së lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Bazuar në këtë vendim, OEK i ka kërkuar ZRrE-së, të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve.
“OEK fton ZRrE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Bizneset në Kosovë kishin organizuar disa protesta ku kërkesë e tyre ishte shtyrja e vendimit për dalje në treg të lirë të energjisë.