Të nderuar miq,
Siç e dini jam pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit dhe këshilltare e komunës së Gjilanit.
Duke u bazuar në procesin e filluar nga PDK-ja me platformën Dekada e Re, Partia Demokratike e Kosovës po synon që të ec më shpejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj.
Duke e parë veten si person që dëshiron të punojë për te mirën e qytetit tim dhe njëherit të punoj në unifikimin e rinisë në mënyrë që të kemi rezultate të mira vendosa qe t’i nënshtrohem vet për së afërmi këtij procesi.
Për këtë arsye kam vendosur që të shpall kandidaturen për kryetare të Rinisë Demokratike Dega në Gjilan dhe të kërkoj mbështetjen e rinisë gjilanase për të ma besuar këtë post për këtë mandat.
Me respekt, Erlehta Osmani