Kryetari Kadri Rahimaj ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Shkëlqësia e tij, Jonathan Hargreaves.
Kryetari Rahimaj së bashku me Drejtorët Afrim Dervishi dhe Burbuqe Leka, në këtë takim kanë diskutuar me Ambasadorin Hargreaves për qeverisjen lokale dhe sfidat e saj.
“Kam njoftuar Ambasadorin për qytetin, tolerancën dhe kulturën si vlera të larta të shoqërisë kamenicase dhe gjithashtu kam falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ambasadës në projektin “Share Education”, ku janë realizuar aktivtete të ndryshme këtu në Kamenicë, dhe janë shkëmbyer përvoja edhe nga vizita zyrtare në Belfast së bashku me profesorët e Queen’s University në Irlandën e Veriut”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Kryetari Rahimaj ka theksuar se është shprehur i hapur për bashkëpunim në të ardhmen, dhe se ka kërkuar mbështetje për Kamenicën.
“Të lumtur që qyteti ynë tërheq vëmendje dhe interesim për vizita nga ambasadat e shteteve mike. Kamenica që duam”, ka thënë Kryetari Rahimaj.