Ekspertët thonë se gjatë verës është esencial konsumimi i disa litrave ujë në mënyrë që të shmangni dehidratimin dhe problemet tjera shëndetësore. Thënë më thjeshtë, vera sjell rrezet e diellit, ato e sjellin nxehtësinë dhe rrezikun e madh për t’u dehidratuar.
Efektet e dëshmuara të ujit:
Ja një fakt interesant: Trupi juaj është i përbërë nga 75% ujë, e shumica e ujit gjendet brenda qelizave tuaja.
Përfitimet e një sistemi të hidratuar të trupit
* Rregullon temperaturën
* Uji ndihmon veshkat të funksionojnë mirë dhe të largojë toksinat
* E mban lëkurën të shëndetshme
* Ndihmon në humbjen e peshës
* I lubrifikon nyjet dhe muskujt
* I shmang gurët në veshkë
Sa ujë duhet të pini gjatë verës?
Me nxehjen e motit, trupi juaj fillon të djersitet për ta rregulluar temperaturën e vet. Ju i keni 2.6 milionë gjëndra të djersës, të cilat punojnë për ta rregulluar temperaturën e trupit duke liruar lëngje përmes poreve. Prandaj është esenciale që vazhdimisht ta kompensoni atë humbje të lëngjeve.
Sasia e ujit që duhet ta pini dallon nga personi në person. Ndonëse ekspertët amerikanë rekomandojnë t’i pini dy litra ujë, ekspertët tjerë thonë se duhet ta “dëgjoni” trupin tuaj – pra të pini çdo herë që e ndjeni veten të etur. Vlen të ceket se nëse merreni me ushtrime fizike është e rëndësishme të konsumoni më shumë ujë.
Shenjat e dehidratimit:
* Urinë me ngjyrë të verdhë
* Dhimbje e kokës
* Lodhje
* Urinoni më rrallë
* Marramendje
* Kapsllëk