Foto: Studio Foto Fari
Temperaturat e larta kanë përfshirë sot qytetin e Gjilanit, ku sipas matjeve të fundit, termometri ka shënuar 37°C në orët e mesditës.
Kjo valë e të nxehtit është paralajmëruar edhe nga Meteo Kosova, e cila ka njoftuar për ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta në gjithë territorin e Kosovës.
Mjekët rekomandojnë që grupet më të ndjeshme, si të moshuarit dhe fëmijët, të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.