Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takimin konsultativ me partitë politike që ka thirrur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, para nisjes së seancës së 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ky takim me liderët e partive politike para nisjes së seancës ishte thirrur nga Dehari si rezultat i situatës së re që ka krijuar vendimi i Gjykaëts Kushtetuese të Kosovës, e që obligon partitë për zgjidhje brenda 30 ditëve.
Në fotografitë e publikuara, shihet që aty kanë qenë të gjithë krerët e partive politike si Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj, dhe shumë përfaqësues të tjerë të partive politike.
Vetë Kurti ka thirrur një takim me liderët e partive politike për të shtunën, për të diskutuar rrugën përpara pas vendimit të Kushtetueses.
Në këtë takim do të marrin pjesë të gjitha partitë politike me përfaqësuesit e tyre. /GazetaExpress/