Një rrugëtim i ri mediatik nis me serinë “Përtej Politikës”, një podcast i cili do të sjellë biseda të thelluara dhe reflektuese me personalitete të njohura të qytetit të Gjilanit. Kjo iniciativë synon të nënvizojë rolin dhe kontributin e atyre që, përmes punës, dijes dhe përkushtimit të tyre gjatë viteve dhe dekadave, kanë ndërtuar një trashëgimi të vlefshme për komunitetin lokal.
Nën moderimin e gazetarit të njohur Alban Hyseni, “Përtej Politikës” do të sjellë në fokus historitë personale, sfidat dhe vizionet e figurave të ndryshme të Gjilanit, duke ofruar një pasqyrë të sinqertë dhe inspiruese mbi jetën dhe veprimtarinë e tyre.
Episoda e parë e serisë do të publikohet të dielën në orën 20:00 dhe do të jetë i disponueshëm në platformat kryesore të podcastit.
Për më shumë informacion dhe episode të ardhshme, ndiqni #PërtejPolitikës.