Një burrë në Gjilan është gjetur pa shenja jete mëngjesin e djeshëm.
Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Gjilan 27.06.2025 – 05:50. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.