Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar edhe këtë vit grumbullimin treditor me futbollistë nga Diaspora në Kampin Nacional në Hajvali. Ky kamp përfshin lojtarë të grupmoshave U15, U16 dhe U17 dhe është pjesë e planit vjetor të punës për identifikimin dhe përfshirjen e talenteve të rinj në ekipet zinxhirë të Kombëtares së Kosovës.
Pjesë e listës së ngushtë është edhe futbollisti Geon Bislimi, i cili tani e disa vite është anëtar i shkollës së futbollit Gjilani.
Bislimi, i cili luan në pozitën e mesfushorit është ndër lojtarët më të dalluar të gjeneratës dhe jo vetëm në klub.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shumë suksese Geonit me ekipin kombëtar, duke shpresuar që do jetë anëtar i rregullt i “dardanëve” në gjitha grumbullimet.