Policia e Kosovës u ka kërkuar deputetëve që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi.
Derisa “Klan Kosova” po i transmetonte direkt momentet para nisjes së seancës, shihet edhe evakuimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë kryetarin Memli Krasniqi.
Video:
Theksojmë se Policia e Kosovës ka larguar nga ndërtesa e Kuvendit deputetët dhe gazetarët.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës u ka kërkuar që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se Policia do të japë detaje për këtë punë.
“Ka një kërcënim. Më shumë jep policia sqarime. Krejt që na kërkun është me e liru objektin e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Tahiri