Institucionet nuk kujtohen vetëm në fushatë
Institucionet publike duhet të respektohen çdo ditë, jo vetëm kur afrohen zgjedhjet. Ato janë të qytetarëve, jo të pushtetit të përkohshëm!
Këto katër vite, çdo hallkë e komunës është përbuzur, plaçkitur e privatizuar në funksion të interesave personale dhe familjare. Pushteti lokal në Gjilan është shndërruar në një instrument privat, ku gjithçka është vendosur në shërbim të “miqve” dhe të afërmve. Komuna është bërë simbol i balldeskave dhe nepotizmit, jo i zhvillimit dhe mirëqenies.
Dhe tani, në prag të zgjedhjeve, papritur kujtohen institucionet? Papritur kërkojnë respekt dhe mirëseardhje? Kur mërgimtari vjen me dashuri për vendin e tij, ju e shihni si problem edhe një përqafim të sinqertë, sepse nuk e kuptoni më as respektin njerëzor, e as atë institucional.
Arbër Ismajli është modeli i respektit dhe shpresës!
Në këto katër vite, qytetarët e kanë ndjerë më së miri çfarë do të thotë keqqeverisje:
– Një komunë pa buxhet
– Pa investime serioze
– E përjashtuar nga vëmendja e Qeverisë
– E diskredituar nga miqtë ndërkombëtarë
Por, qytetari ka nisur të reagojë!
Arbër Ismajli, i respektuar dhe i ftuar çdo ditë nga vetë qytetarët, po bëhet zëri dhe shpresa e ndryshimit. Ai është aty për të dëgjuar hallet dhe për të sjellë një frymë të re të qeverisjes përgjegjëse.
12 tetori po afrohet.
Koha e përjashtimeve dhe përbuzjes po përfundon.
LDK po rikthehet fuqishëm në ekzekutiv.
Qytetari do ta marrë sërish vendimmarrjen në dorë.