Në Gjilan ka nisur zyrtarisht fushata e korrje-shirjeve, një periudhë e rëndësishme për bujqësinë vendore dhe sigurinë ushqimore.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nga arat e qytetit ka dhënë mesazhin e përkushtimit dhe shpresës për bereqet, duke theksuar rëndësinë e punës së fermerëve dhe kontributin e tyre për “bukën e sofrës”.
Ai vlerësoi rendimentet si të mira dhe theksoi bashkëpunimin për fuqizimin e sektorit bujqësor.
Statusi i plotë:
🌾 Për bukën e sofrës!
🚜 Ka nisur fushata e korrje-shirjeve me përkushtim e shpresë për bereqet. Fermerët tanë janë gati, rendimentet janë të mira dhe bashkë po i japim forcë bujqësisë sonë.
Faleminderit për çdo kontribut – nga fusha deri te sofrat tona!
#përGjilaninqëduam #Bujqësia