Njësiti i Hetimeve nga Stacionit Policor në Viti, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve të mir® organizuara operative në koordinim te ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sot me datën 10.07.2025 ka arritur që te identifikoje dhe arrestoje dy te dyshuar (meshkuj kosovarë).
Arrestimi i të dyshuarve eshtë betë bazuar ne informacionet dhe provat e mbledhura gjate hetimeve, ku dyshohet se të dyshuarit në dy raste të ndara, njëri në rrugën “Ylvi Demiri” në qytetin e Vitisë dhe tjetri në fshatin Sllatine e Ulët, nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, kanë shkaktuar shpërndarje të pakontrolluar të zjarrit, i cili ka përfshirë dhe djegur rreth shtatë (7) hektarë tokë të mbjellë me grurë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dy të dyshuarve do të ngritën kallëzime penale për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të pergjithshëm”
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithe qytetaret te jenë vigjilent dhe te kujdesshëm pasi që ndezja e zjarrit në vendet e papërshtatshme mund të shkaktojë deme te mëdha, te përhape flakët në menyre te pakontrolluar dhe te rrezikoje jeten dhe pronën e qytetaréve.
Për çdo rast të zjarrit apo dyshim për veprimtari të paligishme në këtë drejtim, ftojmë gytetarët të raportojnë menjëherë në numrat emergjentë 192 ose 112, në mënyrë qe të reagojmë me kohë dhe të parandalojmë pasojat.