Kandidati për Kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e marrë pas shpalljes së kandidaturës.
Në një mesazh publik, Ismajli theksoi rëndësinë e përkrahjes qytetare në këtë fazë të rëndësishme të rrugëtimit politik:
“Mirënjohje të përzemërt për mbështetjen pas kandidaturës sime si Kryetar i ardhshëm i Gjilanit. Besimi juaj është forcë për rrugëtimin tonë të përbashkët!” – ka deklaruar ai.
Ismajli, i njohur për angazhimin e tij në jetën publike dhe institucionale, tashmë po synon rikthimin në krye të komunës, me theks të veçantë në bashkëpunimin me qytetarët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanit.