Gentrit Murseli, asamblist nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ngritur shqetësimin për mënyrën e menaxhimit të buxhetit nga Komuna e Gjilanit. Sipas tij, gjatë vitit fiskal, janë bartur 4,684,812 euro në vitin 2025, mjete këto që kanë mbetur të pashfrytëzuara.
“Asnjë arsyetim nuk e justifikon këtë dështim,” ka deklaruar Murseli, duke theksuar se mosshfrytëzimi i buxhetit të planifikuar është tregues i qartë i mungesës së vizionit dhe keqmenaxhimit institucional.
Sipas tij, këto mjete të papërdorura mund të kishin ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve publike dhe mirëqenies së qytetarëve të Gjilanit, nëse do të ishin menaxhuar me përgjegjësi dhe efikasitet.
Murseli ka bërë thirrje për transparencë dhe përgjegjësi nga ana e qeverisjes komunale, duke kërkuar llogaridhënie konkrete për dështimin në realizimin e projekteve të planifikuara.