Sot, gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta, në Kosovë temperaturat maksimale do të mbërrijnë deri 30 gradë celsius.
Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27 – 30°C.
Ndërkaq të dielën, temperaturat do të ngrihen edhe më shumë. Ato minimale do të sillen ndërmjet 9 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C.
IHMK-ja ka këshilluar qytetarët të kenë kujdes dhe të shmangin kontaktin direkt me rrezet e diellit në periudhën nga ora 10 deri në 17, për shkak të indeksit të lartë të ultraviolet.