Një grua është gjetur pa shenja jete të martën në Gjilan.
Sipas raportit policor me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Gjilan 15.07.2025-NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.