Kongresisti amerikan Ritchie Torres, bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Torres u shpreh i nderuar për takimin me presidenten Osmani, duke theksuar marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve.
Ai tha se SHBA-ja nuk ka aleat më të madh se Kosova, në Ballkanin Perëndimor.
“Si bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongres dhe përfaqësues krenar i diasporës shqiptare në Bronx, pata nderin të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka theksuar Torres përmes një postimi në rrjetet sociale.