Dy vëllezërit Visar dhe Shkëlqim Korbi, me prejardhje nga Gjilani, kanë ndërmarrë një iniciativë të veçantë duke nisur një udhëtim me biçikleta nga Zvicra drejt vendlindjes së tyre në Kosovë shkruan Radio Star.
Ata tashmë janë nisur dhe i pret një rrugëtim i gjatë prej rreth 1500 kilometrash, të cilin planifikojnë ta përshkojnë për rreth 10 deri në 12 ditë.
Gjatë kësaj aventure, të cilën mund ta ndiqni në kohë reale përmes llogarive të tyre në Instagram (Korbi.brothers) dhe në TikTok-un e tyre personal, Visari dhe Shkëlqimi do të ndajnë momente nga çdo etapë e udhëtimit.
Pritet që në territorin e Kroacisë, t’u bashkohet edhe Fatlum Korbi, duke e bërë rrugëtimin edhe më të veçantë. Të tre së bashku do të priten në një ceremoni të organizuar në kufirin e Kosovës, në shenjë mirëseardhjeje dhe respekti për përkushtimin e tyre.
Urojmë që Visari, Shkëlqimi dhe Fatlumi të kenë një udhëtim të mbarë, të arrijnë të sigurt në Gjilan dhe të kalojnë pushime të paharruara në vendlindjen e tyre./radiostar/