Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq është ndërprerë, për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim.
Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, bëri të ditur se për datën 18 korrik ishte paraparë dëgjimi i një dëshmitari të propozuar nga Prokuroria, por ai nuk s’pati mundësi të merrte pjesë në këtë seancë.
Prokurori i shtetit, Naim Abazi, propozoi që seanca të vazhdojë me dëshmitarët e tjerë.
Megjithatë, kryetari i trupit gjykues sqaroi se për sot ishte planifikuar që gjatë gjithë ditës të dëgjohej pikërisht ky dëshmitar, andaj seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të hënën./EO