Sot, patëm kënaqësinë që në ambientet e zyreve qendrore të kompanisë, të mirëpresim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Vizita e kryetarit z.Rafuna dëshmon vëmendjen dhe përkushtimin e tij dhe në tërësi të Odës, ndaj zhvillimit të sektorit privat.
Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe diskutime të vlefshme mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe institucioneve relevante.
Menaxhmenti i lartë i kompanisë u ndje i nderuar për këtë vizitë dhe vlerëson lart përkushtimin e Odës për të qenë afër bizneseve vendore.