Në mbledhjen e Komitetit për Kulturë, Rini, dhe Sport, pas shqyrtimit të kërkesës nga Klubi Hendbollistik “Zhegra”, si anëtare e këtij komiteti, kam kërkuar që të mbështetet kjo kërkesë duke e vlerësuar si të arsyeshme dhe shumë të nevojshme.
Poashtu, kam propozuar që “Muaji i Mërgatës” të filloi në kohe të përshtatshme, gjegjësisht në kohën kur mërgimtarët gjinden në Kosovë. Nga vitet e kaluara mësojmë se ky muaj ka nis në kohë të papërshtatshme, kur ende diaspora jonë nuk gjindej e tëra në Kosovë. Në kuadër të këtij muaji, kërkova të kemi më shumë aktivitete për fëmijë. Nëse “Muaji i Mërgatës” fillon pa prezencën e bashkëatdhetarëve tanë, atëherë nuk e di pse do të duhej të quhej “Muaj i Mërgatës”.
Vërejtje tjetër imja në këtë takim ishte edhe për procesin e aplikimit për Mirënjohje nga komuna. Si proces, konsideroj se është pa vend, i panevojshëm dhe aspak i mirë. Institucionet e komunës duhet të jenë në gjendje ti identifikojnë njerëzit më kontribues në komunën e Gjilanit.
Në fund kërkova që kreu i komunës të ketë në fokus investimin ne sport, një sektorë i lënë anash dhe si i tillë i vetmi që po na bënë krenar. Nuk e di sa kemi të drejt të krenohemi me ata për të cilët bëjmë shumë pak, ose aspak.
Sinqerisht:Arta Haziri Nuhiu