Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot Kryqin e Kuq në Gjilan, për të parë nga afër punën e palodhshme dhe të përkushtuar që po bëhet në këtë qendër kaq të rëndësishme për komunitetin.
“Përveç aktiviteteve të përditshme humanitare, në këtë vizitë pashë edhe trajnimin për dhënien e ndihmës së parë, një program jashtëzakonisht i rëndësishëm për edukimin dhe përgatitjen e qytetarëve në situata emergjente”, deklaroi Hyseni.
Ai falënderoi vullnetarët dhe stafin për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe human:
“Falënderim për të gjithë ata që me përkushtim dhe zemër të madhe i shërbejnë njerëzve në nevojë.”
Kryetari Hyseni theksoi se Kryqi i Kuq mbetet një pikë e fuqishme reference për solidaritet, kujdes dhe ndihmë konkrete në çdo kohë.